Ylli i ri i popit, Billie Eilish, u vlerësua si këngëtarja më e mirë ndërkombëtare në eventin “Brit Awards” që nderon më të mirët e popit në Britaninë e Madhe.
Eilish bëri për vete audiencën, me performancën e parë të këngës që do të jetë kolona zanore e filmit të ri James Bond, “No time to die”, para se të mbante një fjalim emocionues.
“Jam ndjerë shumë e urryer kohët e fundit dhe kur u ngjita në skenë e ju pashë juve teksa më buzëqeshnit, më erdhi për të qarë”, deklaroi këngëtarja gjatë fjalimit të saj.
Lewis Capaldi dhe reperi Dave, ishin fituesit e mëdhenj të ceremonisë. Reperi Dave, rrëmbeu trofeun më të lakmuar, për albumin e tij personal dhe provokues “Psychodrama”, vetëm pak çaste pasi e quajti racist kryeministrin Boris Johnson.
Ndërkaq, Capaldi, rrëmbeu 2 çmime, si artisti më i mirë i ri dhe një tjetër trofe, atë të këngës së vitit.
“Ju falënderoj shumë. Ku ka qenë viti më i bukur i jetës time”, tha këngëtari i ri.
/Opinion.al/