Billie Eilish, fituesja e madhe e çmimeve Grammy

Ylli i Pop-it Billie Eilish triumfoi në Grammys 2020, duke fituar pesë çmime, duke përfshirë artistin më të mirë dhe këngën e vitit.

18-vjeçarja fitoi edhe albumin e vitit për debutimin e saj, “Kur të gjithë biem në gjumë, ku të shkojmë”, i cili u regjistrua në shtëpinë e saj të fëmijërisë në LA.

Ajo zëvendëson Taylor Swift si personi më i ri që ka fituar ndonjëherë çmimin.

“Unë bëj shaka shumë për këto gjëra, por vërtet dua të them që jam shumë mirënjohëse”, tha këngëtarja.

Eilish triumfoi në të gjitha kategoritë e Grammys- këngë e vitit, rekord i vitit, album i vitit dhe artisti më i mirë i ri.

/TopChannel/