Bill Cosby shpallet fajtor për ngacmime seksuale, rrezikon 30 vjet burg

Komediani amerikan Bill Cosby i serialit të famshëm të viteve ’80, “The Cosby Show”, u shpall fajtor për tre akuza për ngacmime seksuale dhe përdhunim, ku secila përmban 10 vite burg.

Aktori 80 vjeçar u akuzua nga Andrea Constand, një ish-punonjëse e Temple University, se e ka droguar dhe ngacmuar seksualisht në shtëpinë e tij në Filadelfia, në janar të vitit 2004.

Advertisement

Ai u deklarua fajtor për tre ngacmime seksuale, ku rrezikon nga 10 vite burg për secilën prej tyre.

Gjykata dëgjoi dëshminë e Andrea Constand, duke u shprehur vetëm pas 14 orë këshillimi.

Pozita e aktorit u rëndua, pasi edhe ish-modelja Janice Dickinson, dëshmoi kundër tij.

Cosby i ftonte viktimat e tij në shtëpi, duke pretenduar se do i ndihmonte me karrierën, më tej u jepte një koktej me valium, në mënyrë që ato të mos rebeloheshin.

Aktori është aktualisht 80 vjeç, ndërsa do të vijojë në liri deri në përfundimin e gjykimit në të gjitha shkallët e gjyqësorit.