Nëse nuk e njihnit më parë kryeministrin hollandez, ka ardhur momenti që jo vetëm ta njihni, por edhe ta merrni shembull.
Një fotografi e kryeministrit Mark Rutte, në Pallatin Mbretëtor ka pushtuar rrjetin, ndërkohë që shkaku është i admirueshëm. Mark Rutte, i cili udhëheq Hollandën që nga viti 2010, ka udhëtuar me biçikletë drejt Pallatit Mbretëror, pasi kishte një takim. Në fotografi duket kreu i qeverisë, teksa parkon biçikletën pak metra larg tapetit te kuq në oborrin e survejuar nga rojet.
Hollanda, një vend që ka mbi 17 milionë banorë ka më shumë biçikleta se njerëz. Prej shumë dekadash biçikleta është mjeti më i përdorur nga hollandezët, ndërsa kryeministri njihet për përdorimin e shpeshtë të saj në vend të makinave antiplumb. Në këtë mënyrë ai tregon përulje para popullit që e ka zgjedhur. Ndërkohë duhet të përmendim se vendi që drejton është nga më të pasurit në botë.
Sa bukur do ishte sikur politikanët tanë të ndiqnin shembullin e tij!