E frymëzuar nga Victoria Beckham e cila bëri bashkë grupin “Spice girls” disa muaj më parë, Beyonce ka menduar të ribashkojë grupin e saj “Destiny’s Child”.
Sipas “The Sun”, këngëtarja ka nisur lëvizjet për të ribashkuar grupin, duke kontaktuar me ish-anëtaret e “Destiny’s Child”.
Mësohet se Michelle Williams dhe Kelly Rowland po udhëtojnë në Evropë dhe shumë shpejt do t’i bashkohen koncerteve të Beyonces.
Ndërkaq ky lajm ka gëzuar fansa të panumërt të “Destiny’s Child”, i cili mbetet një ndër grupet më të dëgjuar e të preferuar nga publiku!
/Opinion.al/