Superylli i popit, Beyonce, mbrëmë ka thyer rekordin për më shumë fitore në karrierë në çmimet Grammy. Këngëtarja arriti vonë në ceremoni pasi kishte ngelur në trafik,
por gjithësesi ajo shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur me një fustan të gjatë Gucci, ngjyrë argjendi, metalike me rrufe në kaskadë, në përputhje me atmosferën gati për disko që ajo ka mishëruar gjatë epokës së saj të Rilindjes.
Këtë fustan e kemi parë dhe më herët, pasi atë e ka veshur Elvana Gjata.
Ky fustan ishte i dizenjuar nga stilisti Valdrin Sahiti enkas për Elvanën në vitin 2022.
Por mesa duket Beyonce “ia ka vjedhur” të paktën për një natë stilin në të veshur.