Superylli Beyoncè e mrekulloi turmën teksa performoi Himnin Amerikan në ceremoninë e betimit të Presidentit Obama që u mbajt të hënën më 21 Janar 2013. Nga sa thuhet Beyoncè nuk ka performuar live dhe ka pasur një bazë të regjistruar më pare, një procedurë që ajo nga sa thuhet ndjek zakonisht në karrierën e saj. Polemikat në lidhje me këtë fakt kanë qenë të shumta… Shumë prej publikut janë ndier të mashtruar dhe nuk e kanë pëlqyer aspak këtë episod… Ne, nuk n’a shqetësoi superpozimi i Beyoncè-s dhe as që i vëmë në dyshim aftësitë e saj vokale. Punë e madhe se ka pasur një bazë ndihmëse gjatë performancës që n’a mahniti dhe rrënqethi… Me sa duket kjo është një procedurë që ndiqet shpesh nga yjet e muzikës sidomos në ceremonitë zyrtare shtetërore. Thuhet se edhe interpretimi i famshëm i himnit nga e ndjera Houston (që mbahet si një nga interpretimet më të mira të të gjitha kohërave) ka qenë po me superpozim. Janë praktika që ndiqen për t’i paraprirë çdo problemi të paparashikuar…
Pak më poshtë keni videon e Beyoncè teksa interpreton Himnin Amerikan. E dalloni që këndon me superpozim, apo është shumë e mirë edhe për këtë, aq sa askush të mos e merrte vesh?
[youtube=http://youtu.be/Z-DSFrGnQrk&showinfo=0&rel=0]