Flini mirë që të mos keni probleme në çift!

Dihet që dashuria në çift është elementi thelbësor, por duhet të kihen parasysh edhe elementë të tjerë si respekti reciprok, vlerësimi, besimi dhe bashkëpunimi. Por ekziston edhe një element tjetër që në pamje të parë duket fare i parëndësishëm, por është provuar që të jetë totalisht e kundërta. Bëhet fjalë për cilësinë e gjumit: të fjeturit pak dhe keq do të krijonte nervozizëm dhe do të prishte ekuilibrin e çiftit. Ky kërkim është realizuar nga Universiteti i Kalifornisë dhe rezultatet janë prezantuar në takimin e përvitshëm të Society for Personality and Social Psychologists në Neë Orleans. Sipas psikologes Amie Gordon “zgjidhja për të rregulluar situatën do të ishte shumë e thjeshtë: përpiquni që të flini më tepër dhe më mirë. Të qenët më pak nervoz do të n’a lejonte që të vlerësonim më tepër personin që kemi në krah, duke i dhënë vlerësimin e duhur. Por gjithsesi duhet mbajtur parasysh se në thelb të gjithçkaje duhet të jetë dashuria, ndaj nuk duhet t’a lëmë shumë mënjanë”. Nervozizmi i tepërt përkthehet gati gjithnjë në irritim ndaj tjetrit. Pagjumësia është një fenomen shumë i përhapur në shumë vende të botës. Në Itali psh. pagjumësia është një problem shumë i përhapur: një person në tre vuajnë. Prandaj kanë shumë probleme çiftet italiane :p.

Advertisement