Për shumë, e Diela përbën një ditë pushimi dhe qetësie…
Por, të paktën për këtë herë, kjo nuk ka qenë zgjedhja e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut.
Ata kanë kaluar një ‘Fundjavë ndryshe’ në kuptimin e vërtetë të fjalës duke ju bashkuar nismës me të njejtin emër për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë.
Çifti kanë ndihmuar një familje që jeton në varfëri ekstreme e sikur të mos mjaftonte skamja që ka pllakosur, përballët edhe me sëmundjen e të zotit të shtëpisë i diagnostifikuar me kancer.
Situata të tilla duket të mos jenë përballuar lehtë emocionalisht nga Xhensila e cila është zhytur në lot, siç edhe vërehet në imazhet e postuara nga iniciativa ‘Fundjavë ndryshe’.
“Nje falenderim doja per te gjithe grupin e @fundjavendryshe , te perkushtuar ne misionin e tyre.
Per te gjithe moralistet qe rrine pas cel apo pc qe edhe te lulja nuk shohin bukurine por gjembat, prej tyre ne si cift nuk kemi publikur rastet tona pasi vertet bamiresia eshte per syte e Zotit, por nese nuk solidarizohesh edhe ti, nese zemra jote nuk sheh pikllim ne syte e familjeve te tilla, te pakten mos shkruani qe e bejne per tu dukur keta. Do doja shum qe edhe ju te benit dicka. Sa do e vogel te jet.”, shkruan Xhensila në postin e saj Instagram.