Menjëherë pas lajmit se çifti i njohur, Ermal Mamaqi dhe moderatorja Amarda Toska do të bëhen prindër për herë të dytë kanë vërshuar urimet në adresë të tyre.

Shumë nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë komentuar dhe uruar komedianin Mamaqi dhe Amin, rreth ardhjes në jetë të fëmijës së dytë.

Një ndër komentet që binte në sy ka qenë ajo e aktorit Bes Kallaku. Ndonëse ndodhet në muaj mjalti, ai sigurisht nuk mundi të rrinte pa uruar mikun e tij. “Bravo Ermal, kështu vazhdo. Je më i miri. E bone Xing. Hallall”,- i ka shkruar Kallaku.

Mirëpo, nga ana tjetër, plot humor ia ka kthyer përgjigjen edhe komediani Ermal Mamaqi, i cili i shkruan. “2 me 0 për ne. Jepi tani”-përfundon komediani.