Këtë fillim jave, i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Chaud patate” në Energy Radio, ishte gazetari Alfred Lela.

Përpos librit të tij të fundit “Ut Heri Dicebamus (Fjalori politik i Berishës ’90-92)”, ai foli dhe për aktualitetin politik.

Advertisement

Një nga temat që u prek gjatë intervistës lidhej me thashethemet që po qarkullojnë se Ben Blushi do të zërë vendin e Sokol Ballës si drejtor informacioni në Top Channel pas largimit të tij në Vizion Plus, Alfred Lela ju përgjigj kështu:
“Ben Blushi ka zëra që do shkoj, ka zëra që ka një negociatë. Unë u përpoqa, por nuk mora koment nga Blushi mbrëmë pasi më tha “no comment”, kështu që “no comment” do të thotë shumë gjëra. Në këtë fazë është, por që do ishte diçka shumë interesante sepse do e rikthente.”