Situata është serioze…
Aktori Ben Affleck u fotografua në një makinë me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Jennifer Garner, e cila e shoqëroi për në qendër rehabilitimi.
Sipas TMZ, aktori ra dakord që të trajtohej për herë të tretë mbi varësinë ndaj alkoolit, pasi iu lut Jennifer.
46-vjeçari nuk duket aspak në gjendje të mirë i fotografuar teksa largohet nga shtëpia e tij në një makinë me aktoren.
Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve ai është fotografuar me modelen 22-vjeçare të “Playboy”, Shauna Sexton, me të cilën është “çmendur” nëpër festa, pas ndarjes nga lidhja 1-vjeçare me Lindsay Shookus.
Ben u regjistrua në një qendër rehabilitimi në 2001-shin dhe në dhjetorin e kaluar.