Bella Hadid flet për depresionin: Ndihesha e pasigurt, qaja çdo ditë

Gjatë mbrëmjes që lamë pas modelja e njohur Bella Hadid ka qenë në e pranishme në eventin ‘Vogue Fashion Festival’ në Paris. Modelja e njohur në mbarë botën është shprehur se për vite me radhë nuk ka ndjerë siguri në skenë dhe atë e ka fituar vetëm, kur ka sfiluar për firmën e Rihannës, pasi ajo e ka bërë të ndihet mirë në pasarelë.

“Rihanna është e mrekullueshme. Për mua, ajo ishte hera e parë që unë u ndjeva me të vërtetë e bukur në një pasarelë. Sepse në fillim kur mora pjesë tek ‘Fenty’, isha duke u marr edhe me spektakle të tjera veshjesh dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më e fuqishme në pasarelë se sa me të brendshmet e markës së saj”,-ka theksuar Bella.

Gjithashtu modelja e njohur është shprehur lidhur me problemet që ka patur me shëndetin mendor.

“Kam pasur shumë probleme me shëndetin pak vite më parë. Ndihem fajtore që ndonjëherë bie në depresion edhe pse kam mundësi për të bërë një jetë të mrekullueshme dhe që më jepen shumë shanse. Nuk ka sens. Unë qaja çdo mëngjes, gjatë pushimit të drekës, qaja para se të flija. Isha shumë e pa stabilizuar emocionalisht kur punoja 14 orë në ditë për 4 muaj me radhë kur isha 18 vjeçe. Mendoj se kisha nevojë të merrja pak frymë”,-ka përfunduar Hadid.

/Opinion.al/