Ky po që është lajm!

Selena Gomez ka konfirmuar deri më tani që projektet e saj lidhen për momentin vetëm me modën dhe filmat, por artistja ka në plan dhe diçka tjetër… muzikën.

Advertisement

Kanë qenë fansat e saj më të zjarrtë që kanë zbuluar se këngëtarja është duke përgatitur një singëll të ri në fshehtësi të plotë dhe këtë e kanë zbuluar nëpërmjet një faqeje ku ka publikuar disa imazhe të një projekti sekret të quajtur “Back To You” nga Puma (Gomez është për momentin imazhi i markës sportive).

E ku ka më bukur se të kombinosh muzikën me hobin…