“Aroma të tmerrshme që lëshohen nga kolltuqet e kinemasë që edhe nxehen, akull i thatë dhe spërkatje me ujë për publikun. Për momentin këto ide janë vetëm të hedhura në letër, por që pritet të realizohen kur filmi i shumëpritur THE HOBBIT të fillojë shfaqjen nëpër kinema. Filmi është vazhdim i triologjisë ZOTËRIA I UNAZAVE dhe regjisori Guillermo Del Torro po e përgatit në versionin 3D. “Do ju bëjmë t’a harroni AVATAR”,‐ ka thënë ai.
Në fakt efektet 3D tashmë janë bërë mëse të zakonshme mjafton të përmendim “Alice in wonderland”, “Avatar”, “The Clash Of Titans”. “Filmat 3D do të konsiderohen të vjetër e do jenë harruar nga publiku kur THE HOBBIT të shfaqet nëpër kinema. Xhirimet e filmit janë shtyrë pak pasi jam duke fiksuar mirë detajet e duhura për punimin 4D“,‐ ka rrëfyer Del Torro për sitin Total Film. Kjo teknikë e re synon kombinimin e efekteve vizive digitale 3D me “stimuj ambjenti” që ngacmojnë nuhatjen, prekjen dhe lëvizjen. Kështu një sërë ndjesish do u shtohenefekteve 3D në filmin vazhdues të të famshmit ZOTËRIA I UNAZAVE.