Robert më propozoi për martesë!

    Aktorja e cila përflitet shumë për lidhjen me partnerin e TWILIGHT, tha se ky i fundit u gjunjëzua dhe i kërkoi që të martoheshin, kuptohet me shaka. “Më kërkoi që të martohesha me të”,‐ ka thënë 20 vjeçarja Kristen për britaniken News of The World. Nga ana tjetër Robert nuk e ka fshehur aspak lidhjen e veçantë që ka me Kristen: ”Është vajza më e ëmbël, më e zgjuar dhe më e fortë që kam njohur ndonjëherë. Nëse do të ishim të lidhur nuk do e thoja, pasi gjërat shpesh ngatërrohen”,‐ ka thënë gjatë një interviste. Të ketë pasur propozimi për martesë diçka të vërtetë vallë?

    Advertisement