Bëhuni gati, ja kur do të mbahet koncerti i Ermal Metës në Tiranë (Foto)

Siç është lajmëruar dhe më parë, kantautori Ermal Meta do të mbajë një koncert në Tiranë, data e së cilit u bë e ditur ditën e sotme.

Në Twitter, kryebashkiaku i Tiranës njoftoi se ditën e parë të muajit tjetër do të mbahet koncerti i Ermal Metës në sheshin Skënderbe. Festa gjigande organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë në nder të Festës së Republikës Italiane dhe miqësisë së dy vendeve tona, njëkohësisht edhe në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Advertisement

Edhe vetë fituesi i Sanremos ripostoi postimin e Veliajt me mbishkrimin: “Shikoni pak këtu… Koncert më 1 qershor në Sheshin Skënderbe në Tiranë.”

Mezi po e presim!