Kjo ftesë ju vjen nga NASA. Një udhëtim që nuk ka nevojë për anije hapësinore, por vetëm për sitin MOON ZOO WEB (www.moonzoo.org). Ky është një projekt që do të përfshijë të gjithë studiuesit e pavarur apo organizatat shkencore për të interpretuar imazhet e reja të hënës, për të numëruar krateret dhe për të përcaktuar moshën e thellësinë e sipërfaqes së Hënës.