Sot në Britaninë e madhe ka më shumë milioner se kurrë më parë, pavarësisht frikës që kishte mbas daljes nga BE. Sipas listës së njerëzve më të pasur të “Sunday Times”, pasuria e 1000 familjeve më të pasura është rritur me 14% krahasuar me një vit më parë. Sri dhe Gopi Hinduja janë y njerëzit më të pasur të Britanisë, me një pasuri pre 16.2 miliard paund. Ata kanë arritur të ngrihen me 14 vende në listën e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2017. Kjo ka ndodhur edhe me milionerë apo miliarderë të tjerë të cilët kanë investuar në biznese si nafta, gazi, bankat, etj. Ata nuk e mohojnë frikën që kanë ndjerë pas Brexit, por këtë vit ndihen më të suksesshëm se kurrë.

Advertisement