Befason shtypi i huaj: “është gjetur vajza sekrete e Dianës“!!

Është luajtur prej kohësh me idenë se Diana ka pasur një vajzë të cilën familja mbretërore e ka mbajtur larg syve të publikut. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë fëmijë të lindur jashtë martese. US Magazine thotë se vajza e princeshës së Wellsit është sot diku tek 36 apo 37 vjec dhe quhet Sarah.

Advertisement

Të dhënat që ka siguruar kjo revistë, tregojnë sipas saj, se përpara martesës me Charles-in, mbretëresha i ka kërkuar Dianës të bëjë një test fertiliteti.

Një prej mjekëve të përfshirë, i cili vetë me të shoqen nuk bënin fëmijë, thuhet se ka ruajtur një prej embrioneve të krijuar in Vitro që duhet te shkatërroheshin dhe e ka përdorur për të sjellë në jetë një fëmijë më bashkëshorten e tij. Sarah paska lindur, gjithmonë sipas kësaj teorie, 8 muaj përpara Williamit, dhe në teori, duhet të jetë e dyta në linjën e fronit./Bordo