Bebe Rexha është një ndër emrat më të famshëm në botë me origjinë shqiptare.

Para një koncerti në Singapor, këngëtarja doli në një seancë live në llogarinë e saj në Instagram. Teksa ngrohte zërin për koncert, ajo ndërpreu të kënduarit për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.

Advertisement

Image may contain: 1 person, shoes

Dua të gjej një të dashur, por të gjithë më trajtojnë keq. Mendoj se të gjithë duan të duhen nga të tjerët dhe të gjithë kemi frikë të jemi vetëm. Dhe para disa kohësh isha me atë mendim. Ndërsa tani mund të më dojë dikush dhe unë mund ta dua mbrapsht, por thjesht mos bjer në dashuri me mua.

Image may contain: 1 person

Po punoj akoma me veten dhe nuk dua të më afrohet njeri. Më kërkuan dorën për martesë kur isha 16 vjeçe dhe kjo është normale në kulturën time. Unë nuk zgjodha atë rrugë dhe luftova për atë që besoj, sepse doja shumë të isha pjesë e kësaj industrie dhe kam dhënë shumë për të arritur këtu.

Image may contain: 1 person, indoor

Fakti që unë dhe vajza të tjera shqiptare kemi zgjedhjen ta bëjmë këtë, është shumë fuqizuese dhe tregon se jemi të forta,” tha Bebe për The Straits Times.