Bebe Rexha së shpejti nis turneun e saj muzikor

Këngëtarja Bebe Rexha së shpejti do të nisë turneun muzikor. Këngëtarja njoftoi lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Bebe tha se turneu ‘Call You Mine’ do të vijë shumë shpejt. Ndërsa u shpreh e emocionuar teksa tregoi momente nga përgatitja.

Advertisement

“Turneu po vjen së shpejti. Jam kaq e emocionuar,”, u shpreh ylli i muzikës pop. Bebe po arrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Këngët e saj janë kthyer në hite dhe kanë qenë mjaft të pëlqyera nga publiku.

/ATA/