Tema e abuzimeve seksuale në botën e showbiz-it nuk ka për përfunduar ndonjëherë dhe është për të ardhur keq…

E radhës që rrëfen një ekpseriencë të keqe është këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Ajo ka publikuar një artikull në të cilin shkruhet se dy artiste Kristina Buch dhe Peyton Ackley kanë akuzuar producentin Detail për abuzim seksual. Pas kësaj Bebe ka zbuluar se dhe ajo është e përfshirë në këtë ngjarje.

Advertisement

“E lumtur që këto femra folën. Është e frikshme. Ai provoi të bënte të njëjtën gjë me mua, por unë vrapova menjëherë nga studioja muzikore. Është shumë e frikshme për gratë të dalin dhe të flasin hapur. Këto gra janë të forta. Ai provoi të bënte të njëjtën gjë me mua kur isha një artiste e re.”, – ka shkruar ajo në Twitter’.

Sipas TMZ, Detail është një producent mjaft i njohur, i cili ka punuar me emra të famshëm si Drake, Wiz Khalifa, Beyonce dhe Jay-Z.