Këngëtari dhe deputeti dhuron gjithë rrogën e tij për familjet në nevojë

Këngëtari që mban edhe ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, nuk ka reshtur së ndihmuari njerëzit në nevojë edhe këtë here ka treguar se është një filnatrop i vërtetë.

Labinot Tahiri nuk ka mundur të jetë indiferent rreth ngjarjes të fundit në qytetin e Suharekës.

Në një postim në Instagram, Labinoti shkruan:

“Suharekë e dashur!!

Të dashur qytetarë, sot dua t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, dua dhe njëkohësisht t’ju njoftoj ju dhe banorët e qytetit të Suharekës, për ngjarjen që ndodhi ditë më parë për shkak të gjendjes së shiut, i cili tani jua ka bërë të pamundur qytetarëve ose banorëve të disa zonave që mos ta kenë mundësinë që ta përdorin ujin e Pijshëm! Unë po pres që nesër të dërgoj si donacion dy vinça me ujë të pijshëm afro 50 paleta të mëdhaja.”

SUHAREKË( THERANDË) e dashur!! Të dashur qytetarë, sot dua të u'a uroj festen e Kurban Bajramit, dua dhe një kohësisht, të ju njoftojë juve dhe banorët e qytetit të Suharekës, se për ngjarjen që ndodhi ditë me parë përshkak gjendjes se shiut, i cili tani u'a k' a bërë të pa mundur qytetarëve, ose banorëve të disa zonave që mos t'a kenë mundesinë që t'a përdorin ujin e Pijshëm! Unë po pres qê nesër të dërgoj si donacion dy shlepera me ujë të pijshëm afro 50 paleta të mdhaja! Arsyea është që të gjithë nga pak të solidarizohemi për njeri tjetrin. Kjo është dhuratë nga rroga ime e Deputetit! Pra këtë muaj, dua të i'a kushtojë Suharekës? Rrogën tjetër dua që t'ia dhuroj Bilbilit dhe ikonës Shqiptare, Znj. 'Nexhmie Pagarushes', lajm për të cilin e kam thënë në një emision, para nje muaji. Me respekt dhe dashuri për qytetarët e Suharekës, LABINOT TAHIRI, Ferizaj Kosovë e Shqipērisë.

A post shared by Labinot Tahiri🕊🌹🕊 (@labinottahiriofficial) on

Postimi vazhdon: “Arsyeja është që të gjithë nga pak të solidarizohemi për njëri- tjetrin. Kjo është dhuratë nga rroga ime e Deputetit! Pra këtë muaj, dua t’ia kushtoj Suharekës.”

Në fund të postimit, Labinoti bën me dijeni se rrogën e ardhshme ka në plan t’ia dhurojë këngëtares së njohur, Nexhmie Pagarushës.

“Rrogën tjetër dua që t’ia dhuroj Bilbilit dhe ikonës shqiptare, Znj. Nexhmie Pagarushe, lajm të cilin e kam thënë në një emision, para një muaji.”

Një gjest për t’u vlerësuar.