Bashkëshorti i Almeda Abazit do t’i bashkohet “Dancing with the Stars”

Tolgahan Sayisman është një ndër aktorët turk më të komentuar, jo vetëm atje, por edhe në Shqipëri.

Kjo dhe për shkak tv lidhjes dhe martesës së tij me bukuroshen shqiptare Almeda Abazin, e cila për momentin po prezanton emisionin “Dancing with the Stars” në Vizion Plus.

Advertisement

Kur ishte e ftuar në emisionin “You&Me”, Almeda shprehu dëshirën e saj që Tolgahan të vizitonte Shqipërinë dhe mbi të gjitha të bëhej pjesë e spektaklit që ajo moderon, duke kërcyer bashkë. (Minuta 01:01:00) Mesa duket dëshira e saj do të bëhet reaitet, pasi burime për “Iconstyle” bëjnë të ditur se aktori do të marrë pjesë në një natë speciale të “Dancing with the stars” dhe do jetë për një natë anëtar jurie. Ai pritet që të vijë këtë muaj.

I pyetur në një revistë turke lidhur me këtë, Tolga është shprehur: “Po i lexoj skenarët e ardhshëm. Nuk kam asnjë gjë fikse akoma, por nuk po nxitohem”.

Tani, që do të kërcejnë bashkë e dimë, por se çfarë zhaneri mbetet për t’u parë. Megjithatë një gjë është e sigurt: Publiku me zor po i pret!