Gent Fatali ka arritur të bëjë për vete shumë fansa, sidomos ato të gjinisë femërore, për shkak dhe të paraqitjes së tij.
Kënga e tij e fundit është “eX”, ndërsa bashkëpunimi me Samanta Karavellën, “Na e dina”, ishte hit i madh në vitin e kaluar dhe numëron rreth 20 milionë shikime në YouTube.
I pyetur në intervistën e fundit të Prive, Genti zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me një këngëtare shqiptare. Zgjedhja e tij është Dhurata Dora, e cila po ashtu është mjaft e pëlqyer nga publiku.