Bashkëbisedimi ka “vdekur”!

“Nuk kam problem me paisjet teknologjike të lëvizshme, sepse n’a e lehtësojnë shumë jetën, por besoj se po i bëjnë njerëzit vërtetë të shurdhët. Fillova të fotografoj njerëz në shoqërinë e telefonave të tyre”,- nis rrëfimin fotografi londinez Babycakes Romero.
Përpara se të shpikeshin telefonat celularë njerëzit nuk kishin zgjidhje tjetër veç të ndërvepronin. Gjithsesi kjo gjë nuk është më e nevojshme sepse mund të hiqemi sikur jemi duke bërë diçka më të rëndësishme në paisjet tona sesa të mendojmë të themi diçka. Kjo gjë është duke e vrarë bashkëbisedimin dhe po e rrit dhimbjen sociale. Së bashku mund të jemi të fortë dhe të çlirojmë veten nga burgimi i smartphonëve dhe të rikthejmë komunikimin ballë për ballë.
Shihni disa foto të shkepura nga Babycakes Romero, një djalosh fotograf (anëtar i komunitetit të Bored Panda) që jeton në Londër. Ai dokumenton më së miri se BASHKËBISEDIMI KA VDEKUR!

Advertisement