Gwen Stefani | “Baby Don’t Lie”

Gwen Stefani ka bërë një seancë pyetje-përgjigje në Twitter për të promovuar singëllin e saj të ri “Baby don’t lie” (publikuar më 21 Tetor). Kjo mënyrë funksionoi më së miri pasi kënga u rendit në Top 10 të iTunes. Veç të tjerash fansat mundën të zbulonin edhe disa fakte shumë interesante. Psh. albumi i tretë solo i Gwen do të dalë para Krishtlindjeve. “Nëse gjithçka shkon mirë do të publikohet diku nga dhjetori”,- ka deklaruar artistja.
45 vjeçarja ka konfirmuar edhe një herë se një album tjetër i No Doubt është duke u realizuar dhe se do të kishte shumë dëshirë që të bashkëpunonte me Kendrick Lamar dhe se Jimmy Lovine ka pasur impaktin më të madh në karrierën e saj. Gwen gjithashtu e ka përshkruar momentin kur ka dëgjuar “Baby Don’t Lie” në radio si “të çuditshëm dhe surreal”.
Pas gjithë këtyre zbulimeve që ka bërë artistja për fansat e saj, ja tek e keni singëllin dhe videon më të re të saj. Ju pëlqen?

[youtube=http://youtu.be/9uo9oy-Eqo4&showinfo=0&rel=0]

Advertisement