Basha: Në vjeshtë nisim protestat

Partia Demokratike do të nisë protestat. Fillimi i vjeshtës do të shënojë tubimet e para të saj pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore. Kryetari Lulzim Basha tha se këto protesta janë kundër rritjes së varfërisë dhe korrupsionit.

Betejën politike demokratët do ta vijojnë edhe në parlament. Madje do të jenë aktiv edhe në këto ditë të fundit të këtij sesioni që kanë mbetur, ku pritet të paraqesin sërish draftin për dekriminalizimin.

Advertisement

Sipas Bashës, kontrabanda dhe korrupsioni kanë kapur të gjitha nivelet e qeverisjes.

Arrestimet e ditëve të fundit të disa zyrtarëve të lartë Basha tha se janë si show i rradhës së krerëve të qeverisë.

Nga mbledhja e grupit Basha shprehu shqetësim edhe për rritjen e numrit të azilkëkruesve në vendet e Europës 6 muajt e fundit.