Në një reagim të kësaj të premteje, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë publik rastin e një familjeje me dy fëmijët e tyre që bëhen këtë vit studentë, por që e kanë të pamundur t’i ndjekin ata për shkak të tarifave të larta të shkollimit, siç shprehet ai.
Duke u shprehur se Partia Demokratike e ka në përfundim projektligjin e ri për arsimin e lartë, i cili do të jetë edhe ndër të parët që do të miratohet nga mazhoranca e re demokratike me të ardhur në pushtet, kryeopozitari shprehet se do financojë arsimin e lartë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve, e veçanërisht me lehtësira të posaçme për kategoritë e atyre familjeve në vështirësi ekonomike, apo që marrin përkrahje sociale.