Emina Cunmulaj zbulon një detaj shumë të bukur…

Modelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj shpesh është në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare për mënyrën se si i përkushtohet familjes së saj. Ajo shpesh poston fotografi dhe video nga momentet që ndan me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël, Ella Faria. Këtë herë Emina ka dashur t’u tregojë gjithë ndjekësve një detaj shumë të bukur që ka zbuluar teksa shikonte fotografitë e dikurshme të saj dhe bashkëshortit, kur ata ishin ende fëmijë. Modelja ka vënë re një ngjashmëri të madhe midis tyre dhe vajzës së vogël, ndaj të tria fotografitë i ka përmbledhur në një kolazh. “Dhe pastaj ne sollëm në jetë një bebe të mrekullueshme”, – është shprehur Emina, ndërkohë që komentuesit kanë filluar të identifikojnë se cilat tipare vajza bukuroshe ka marrë nga të dy prindërit.

Advertisement