Kreu i PD, Lulzim Basha duke folur nga çadra e Lirisë tha se kur të vijë në pushtet do të krijojë xhandarmërinë kombëtare për të rikthyer  kontrollin e vërtetë të territorit.

“Pjesë e këtij plani kombëtar është dhe krijimi i xhandarmërisë kombëtare shqiptare si një bashkëpunim mes forcave të armatosura të Republikës së re dhe forcave të policisë për të mundësuar që mijëra bij e bija shqiptare me përgatitjen e duhur dhe investimet e taksapaguesve të marrin pjesë krah për krah policisë së shtetit për të siguruar rendin dhe luftën kundër drogës në çdo pëllëmbë të territorit. Ne do të rikthejmë kontrollin e vërtetë të territorit, e të kufijve. Shqipëria do të jetë sërish një vend i sigurtë”, u shpreh ai.

Advertisement

Dhjetëra qytetarë të ndodhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.