Ata do të ngelen gjithmonë një çift për tu marrë shembull!
Ish-presidenti amerikan Barack Obama i ka uruar dje bashkëshortes Michelle Obama përvjetorin e tyre të 26-të të martesës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Barack i ka shprehur Michelle dashurinë dhe mirënjohen me fjalët më të ndjera përpara gjithë ndjekësve të tij.
“Gëzuar përvjetorin Michelle Obama. Për 26 vite ti ke qenë një partnere e jashtëzakonshme, dikush që gjithmonë mundet të më bëjë për të qeshur dhe personi im i preferuar me të cilin dua të shoh botën.”
Happy Anniversary, @MichelleObama. For 26 years, you’ve been an extraordinary partner, someone who can always make me laugh, and my favorite person to see the world with. pic.twitter.com/s8xoZ9j2YR
— Barack Obama (@BarackObama) October 3, 2018
Nga ana tjetër, Michelle ka ripostuar dedikim e tij duke ia kthyer: “Faleminderit Barack Obama për 26 vite me dashuri, besim dhe respekt, që ke qenë burri që më ka mbështetur dhe nderuar, mua dhe vajzat tona të mrekullueshme. Çdo ditë që jam me ty, sjell ndër mend çfarë thesari je për ne.”
Thank you @barackobama for 26+ years of love, trust, and respect – for being a man who always lifts up and honors me and our wonderful girls. Each day I’m with you, I’m reminded of what a treasure you truly are to us all. https://t.co/dfgJRMyWJj
— Michelle Obama (@MichelleObama) October 3, 2018