Banorët ‘i luten Zotit’, për ta nxjerr jashtë Luizin, Tea bën kryqin…

Banorët e “Big Brother Vip” janë të vendosur që të nxjerrin jashtë shtëpisë Luiz Ejllin dhe për këtë e kanë treguar se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.

Por së fundmi, ata i kanë drejtuar edhe një lutje Zotit, për të nxjerrë Luizin.

Advertisement

“Zot më jep forcë të nxjerr forcë ta nxjerr jashtë këtë Luizin. Amen”– tha Bjordi, deklaratë e cila u pasua nga Tea, e cila bëri kryqin. Ndërkohë edhe Luizi, i cili ishte e pranishëm, tha “Amen.”

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Tea kanë debatuar së fundmi për buxhetin e javës. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e kësaj jave, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, meqë ka ditëlindjen.

Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Këtu nisi debati në shtëpi, ku Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.

Këto janë diskutimet që u bënë në studio:

Tea: Ai nuk ka hyrë në buxhet, ka marrë gjithmonë cigare dhe na ka vjedhur ushqimin ne. Patjetër që ka vjedhur. Vendosa të vendos drejtësi në këtë vend. Lekët i kishte bërë cigare dhe nuk kishte ndërmend ti bënte dhuratë Kiarës.

Diola: Kjo gjëja nuk është dashur të bëhet mbrapa krahëve. Edhe nëse ai do kishte ngrënë nga ne, nuk ia përmendet ushqimi.

Luizi: Se kush është Tea Trifoni e morëm vesh. Se di do sillem unë me Tean, do e merrni vesh. Të gjithë ato që i janë vënë kundër Kiarës, e panë kush është Kiara Tito. Ajo që unë shoh me diçka tjetër, është pjesë e imja personale. Jam kaq i lumtur që e kam zgjedhur. Po fitova Kiarën un lë duhanin.