Një 34-vjeçare në Brazil braktisi profesionin e saj si avokate, duke nisur një karrierë të re, si prostitutë, e cila sipas saj i siguron një pagë më të lartë dhe kënaqësi në punë.

Claudia de Marchi thotë se i pëlqen më shumë të arrijë në orgazëm dhe të paguhet se sa të punojë me ligjet. 34-vjeçarja i habiti kolegët e saj vitin e shkuar, kur braktisi pozicionin e lartë në një firmë ligjore për të punuar si kurtizane luksi.

Advertisement

Ajo shprehet se një nga arsyet kryesore pse vendosi të lërë karrierën në avokati ishte që të shpëtonte nga egoizmi mashkullor në botën e ligjeve.