Gjiganti francez i automobilave, “Peugeot” krijon automjetin që kupton shoferin, që e njeh në atë pikë sa arrin të parashikojë edhe dëshirat e tij më të vogla.

Një mjet i së ardhmes, që përveç se ofron pilotimin automatik, një karakteristikë që tashmë duket e paevitueshme kur flitet për të ardhmen e udhëtimit, në të njëjtën kohë nuk të heq kënaqësinë e të pilotuarit të makinës (një nga arsyet bazë përse blejmë një makinë).

Advertisement

Objektivi ishte që të prodhohej një mjet në simbiozë me të gjitha objektet smart të ndërlidhura që rrethojnë jetën tonë dhe për të ofruar një mënyrë të re të të jetuarit të udhëtimit.

Një projekt ambicioz ky që konkretizohet me modelin “Instinct Concept”, një veturë hibride që çliron 300 kuaj fuqi.

“Instinct Concept është një Peugeot që ofron diçka ndryshe, një ndjenjë më shumë”, deklaroi Jean-Philippe Imparato, drejtori i përgjithshëm i “Peugeot”.