Filmi “Avengers: Endgame” theu mbi 20 rekorde në arkëtime, vetëm në pak ditë pasi doli në kinematë botërore.

Vetëm gjatë kësaj fundjave arriti 350 milionë dollarë fitime. Në këtë mënyrë, theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga “Avengers: Infinity War” me 92 milionë dollarë.

Advertisement

“Avengers: Endgame” kapërceu një tjetër rekord të “Infinity War”, duke grumbulluar 1.2 miliard dollarë arkëtime në të gjithë botën, me një diferencë marramendëse prej 559 milionë dollarësh.

Heronjtë e Marvel të gjithë bashkë në serinë e Avengers.

Një raport i “Box Office” tregon se rreth 9 nga 10 persona që frekuentuan kinematë këtë fundjavë, ndoqën filmin “Endgame”, duke mposhtur në këtë mënyrë mbajtësin e rekordit, “Star Wars: The Force Awakens.

/ATA/