Qentë e Johnny Depp dhe Amber Heard, Boo dhe Pistol, duhet të kthehen urgjentisht në SHBA ose ndryshe do të ekzekutohen.
Aktori 51 vjecar nuk ka ndjekur rregullat për marrjen e kafshëve në Australi lidhur me lejen për importimin ose periudhën që duhet kaluar në karantinë. Prandaj autoritetet australiane kanë urdhëruar që qentë të rikthehen menjëherë në vendin e tyre.
Ministri Barnaby Joyce e ka akuzuar Depp se i ka marrë qentë në avionin e tij privat duke i futur ilegalisht në Australi, ku ka vajtur për të vijuar xhirimet e serisë së pestë të filmit “Pirates of the Caribbean”.
Australia ka rregulla dhe ligje shumë strikte lidhur me periudhën që kafshët duhet të kalojnë të izoluar, në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjeve.