Lindsay Lohan konvertohet në Islam

Lindsay Lohan është fotografuar të mërkurën duke mbajtur një kopje të Kuranit, pas ditës së parë të shërbimit të saj në komunitet, në Brooklyn, New York.
Aktorja, e cila është me prejardhje irlandeze dhe italiane e besimit katolik, mbante një kopje të librit të shenjtë mysliman në duar, teksa mbaroi një ditë pune në zyrë, në një qendër fëmijësh, në të cilën ka shkuar dy orë me vonesë.
Kjo nuk është hera e parë që Lindsay shfaq interes në besime fetare.
Një vit më parë ajo e ka përshkruar veten e saj si një person mjaft shpirtëror.
Kohët e fundit është vënë re edhe dëshira e aktores për të praktikuar gjuhën arabe.

Advertisement