Home Celeb Aurela uron me fjalë zemre “shpirtin e shpirtit të saj”: Edhe 100 vite me ne dhe për ne

Aurela uron me fjalë zemre “shpirtin e shpirtit të saj”: Edhe 100 vite me ne dhe për ne

0
Aurela uron me fjalë zemre “shpirtin e shpirtit të saj”: Edhe 100 vite me ne dhe për ne

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është ndër ato artiste që emocionet i shpreh shpesh edhe në rrjete sociale, për t’i ndarë me fansat e saj.

Postimi i fundit ka qenë urimi që Aurela ka bërë për bashkëshortin e saj Skerdin me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo ka zgjedhur që ta urojë pikërisht me vargjet e baladës “Shpirti i shpirtit tim” që Gaçe ia ka dedikuar partnerit. Kënga u bë kolonë zanore për shumë çifte në ditën e tyre më të rëndësishme, siç është martesa.

Shkrimin këngëtarja e ka bashkangjitur me një foto ku duket më e lumtur se kurrë me të dashurin e zemrës. Aurela dhe Skerdi janë prindër të dy vajzave Grace dhe Abigail.