Përpos postimeve nga puna dhe me kolegë, Aurela Gaçe publikon shpesh dhe momente nga jeta e saj e përditshme nën shoqërinë e vajzave.
Në postimin e fundit në InstaStory këngëtarja ka treguar një dhuratë të vogël që i ka bërë vajza e saj e madhe, Grace. Bëhej fjalë për një varse në formë zemre, të cilën vogëlushja e ka pubuar vetë dhe pasi ja ka dhënë mamit është hapur dhe një diskutim mjaft i bukur mes tyre.
“O ma e bëra si zemër me sy. Është zemër e dashuruar që të shikon”, -ka thënë ajo. Ndërsa Aurlea e ka pyetur: “Çfarë do të thotë e dashuruar, e di ti?”. Përgjigja se vajzës është aq e bukur dhe e çiltër. “Po, Domethënë që je e martuar”, -ka thënë Grace.
Na zbukuroi ditën Aurela me këtë postim kaq të ëmbël…