Modelja, moderatorja, sipërmarrësja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha është zhvendosur prej disa kohësh në Barcelonë të Spanjës ku duket se ka nisur një projekt të ri si aktore.

E kemi parë në kinema me filmin shqiptar ‘Dashuria e Bjeshkëve të Namuna’, ku shfaqet nudo në dush, ndërsa këtë herë po bashkëpunon me një kompani të huaj.

Advertisement

Studioja ku po punon quhet “Belledejour” dhe prezantohet në Instagram si ‘Kryevepra e erotikës’. Ndërkohë Aurela ka publikuar disa pamje në rrjetin e saj social duke u bërë gati për xhirimet që po kryen me studion.

Ende nuk dihet nëse do ketë një rol si aktore apo do jetë figurante e ndonjë filmi, por me siguri do jetë diçka erotike…