Prej disa kohësh mediat rozë kanë aluduar se marrëdhënia e miqësisë mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit ishte prishur.

Dyshja nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrin. Madje as në setin që Endrit Mërtiri realizoi për Dolce & Gabanna nuk ishte mikja e tij e zemrës, Aurela Hoxha.

Advertisement

Në emisionin “Thumb”, Aurela Hoxha ka folur për herë të parë, për marrëdhënien e saj me fotografin. Ajo është shprehur se nuk është “divorcuar” me Endritin, pasi nuk ka divorc në familje. Aurela e ka konsideruar gjithmonë vëlla Endritin, kështuqë nuk ka asnjë hatërmbetje apo ndonjë problem tjetër në raportin e tyre

“Nuk mund të jem në çdo set të Dolce & Gabanna. Ka qenë një pjesë e bukur e karrierës kur unë jam zgjedhur për D&G dhe tani do doja që ta shijonin edhe modelet e tjera.Unë nuk e kam braktisur Endrin, as Endri mua sepse mbi te gjitha jemi një familje. Thjesht jemi duke punuar të dy madje  jam shum e lumtur që Endri ka punë edhe ai është për mua. Une jam në Spanjë duke punuar për një projekt që e dua dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të punojë sërish me Endrin e nuk do të jemi sërish bashkë. Ju keni vendosur që unë e Endriti jemi divorcuar nga familja përfundmisht, por nuk ka divorc në familje! Shpresoj që në Kanë të jem më shumë se herët e tjera dhe uroj që Endriti të jetë afër meje duke më shoqëuar si gjithmonë”,-ka rrëfyer Aurela Hoxha.