Aurela Gaçe publikon këngën e re “Lento lento”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Lento lento” titullohet kënga e saj më e re, e cila është ritmike-verore.

Advertisement

Muzika është realizuar nga kompozitori Enis Mullaj, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur Endrit Mumajesi – MUMA.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe është realizuar në qytetin e lindjes së këngëtares, Vlorë, përkatësisht në Qendrën Historike “Lagjja Muradie”.

Ana vizuale e projektit është realizuar nga MAX Production.

Nga komentet e para në kanalin YouTube, duket se kënga është pritur mirë nga publiku.

Burimi: Zhurnal