NEW MUSIC | John Legend – Wild (feat. Gary Clark Jr.)

John Legend dhe Chrissy Teigen përshfaqin romancën e tyre ne videon e “Wild” publikuar dje (13 Gusht). Burime kanë konfirmuar për Billboard se çifti është në pritje të bebit numër 3, e në fakt këtë e konfirmon edhe Teigen që përkedhel barkun në fund të videos.

Regjizori Nabil Elderkin ka realizuar një klip kinematografik 14 vite pas prezantimit të parë të çiftit  në këngën fituese të shumë çmimeve Grammy “Stereo”. Teigen rikthehet në rolin e saj te parë (si dashuria e John) por këtë herë në Mexico me fëmijët e saj Luna dhe Miles. Mes kuajsh që vrapojnë në breg të detit, valë që përplasen, dy të dashuruarit që shkëmbejnë puthje të ëmbla në shtratin e bardhë,  “Wild” përfaqëson një nga gjestet më romantike për gruan e tij mbështjellë me vokalin e tij soul plot forcë narrative….

Advertisement

Shijojeni!