Sa herë shohim Aurela Gaçen në skenë na vjen në mendje shprehja “Nuk ka rëndësi sa vjeç je, por sa ndihesh”.

Pavarësisht se vitet ikin, shpirti i saj nuk do të rritet kurrë. E besoni dot apo jo, sot Aurela mbush 43 vjeç dhe në këtë përvjetor të lindjes ajo ka marrë një surprizë shumë të veçantë nga bashkëshorti i saj, Skerdi. Pavarësisht se ditëlindja e saj është sot, Skerdi ja ka bërë surprizën dy ditë më herët në lokalin që ajo po performonte, meqënëse nuk mund ti mblidhte dot sërish aq shumë njerëz në një ditë jave.

Advertisement

Bashkëshorti i këndoi këngën “Shpirti i shpirtit tim” Aurelës, të cilën e emocionoi aq shumë sa e shëndërroi atë në një njëri tjetër, shumë më të butë nga ajo që jemi mësuar ta shohim. Kënëngëtarja i ka postuar dy videot në Instagramin e saj ku ka shprehur emocionet e marra nga surpriza, pjesë e të cilës ishin dhe disa mesazhe nga familjarët e saj që ndodhen jasht Shqipërisë.