Aurela Gace është një nga këngëtaret shqiptare që gjithmonë ka guxuar me stilin e saj.

Këtë e tregojnë mjaft mirë edhe fotot e postuara nga këngëtarja në Instastory. Aurela na ka çuar disa vite mbrapa në kohë, rreth dy dekada më parë ku shfaqet me evolimin e stilit të saj nga viti ’95 deri në 2001.

Advertisement

Me flokët e shkurta, pamjen rebele e me shumë ngjyra, Aurela nuk ngurron që edhe të qeshë me to, por na rikujton që moda kthehet dhe disa nga këto veshje nuk është çudi t’i shikoni edhe sot të veshura nga vajzat më me stil.