Vitet e fundit mania e tatuazheve sa vjen e shtohet… Disa me kuptim e disa pa ndonjë mesazh të caktuar, tatuazhet janë kthyer tanimë në një trend më vete.

Një të tillë e ka edhe kantautori i njohur Elgit Doda, i cili për herë të parë ka zbuluar kuptimin e tatuazhit që ka në krahun e tij. Bëhet fjalë për dy shkopinj instrumentalë baterie të cilat lidhen fort me muzikën.

Advertisement

“Aty ku nisi gjithçka”, -shkruan kantautori në foto.

Është pikërisht dashuria për këtë instrumet që bëri që Elgiti të afeksionohet pas muzikës dhe të bëhet ai që është sot, një prej autorëve të këngëve më të suksesshme shqiptare.