Reperi me origjinë shqiptare Gashi ka publikuar dhe më pas ka fshirë një video në rrjete sociale ku paralajmëronte një bashkëpunim muzikor në të cilin kishte etiketuar dhe këngëtaren e njohur Rihanna.
“Eh, kur të dalë kjo!”,-kishte shkruar reperi në video, ndërkohë që veç Rihannës kishte etiketuar edhe Dj Snake.
Nuk dihet se përse reperi e ka fshirë këtë video, ndoshta për të qenë ende të rezervuar për këtë produksion, pasi Rihanna është shprehur shumë pak rreth muzikës në këtë kohë.
Ajo ka vendosur të tërhiqet pak kohë nga muzika, për t’iu dedikuar linjës së re të veshjeve “Fenty” që pritet të realizojë së shpejti.
/Opinion.al/