Arsyeja e frikshme pse Kylie fshiu fotot me fytyrën e së bijës

Dje Kylie Jenner ka marrë vendimin për të fshirë çdo foto të vajzës së saj nga rrjetet sociale.

Një prej komenteve në foton e saj, Kylie iu përgjigj se nuk do të publikojë më foto të vajzës. Por cila është arsyeja që ajo ka marrë një vendim të tillë kaq papritur?

Advertisement

Sipas disa burimeve për The Sun, thuhet se Kylie ka vendosur kështu pas komenteve ofenduese që bënin fansat dhe kjo është kthyer në diçka shqetësuese për të, pasi disa prej komenteve e kërcënonin se do t`i rrëmbenin Stormi-n.

“Kohët e fundit, Stormi del shumë rrallë jashtë shtëpisë dhe kur del është e rrethuar nga truproja të shumta,” thonë burimet, “Komentet në rrjetet sociale e quajnë Stormin të shëmtuar dhe e ofendojnë vazhdimisht. Disa prej tyre madje, kërcënojnë drejtpërdrejt ta rrëmëbejnë të voglën e Kylie-t.”

E nëse arsyeja është kjo, ka totalisht të drejtë.